
Naxos Global Logistics

Adresa: Pranë Stadiumit Selman Stërmasi, Tiranë, Albania
Orari: 09:00 - 18:00
kompanise
Përshkrimi
Naxos Global Logistics është specializuar në bashkëpunime me furnizuesit dhe fabrikat më prestigjoze në Kinë. Nëpërmjet partneriteteve strategjike, ne sigurojmë produktet apo pajisjet e industrive të ndryshme, transportin dhe shpërndarjen e tyre nga prodhuesi deri te biznesi juaj.
Si funksionojmë?
Bashkëpunimi me Naxos Global Logistics nis prej kërkesave specifike të klientit. Diskutohet rreth të dhënave dhe detajeve preferenciale dhe pasohet nga përzgjedhja e modeleve nga katalogët tanë. Pas përzgjedhjes së produktit dhe sasisë përkatëse, bisedohet rreth termave të çmimit dhe dakordësinë për vendosjen e porosisë.
Çmimi i dhënë nga Naxos Global Logistics përfshin çdo kosto të produktit deri në magazinën e klientit. Transporti detar, doganor, transporti i brendshëm dhe çdo kosto tjetër vijnë në një çmim të vetëm, i cili është përfundimtar me TVSH.
Ekipi ynë me përvojë është i përkushtuar për të ofruar produkte të cilësisë së lartë, me çmimet më të mira, në mënyrë të sigurt dhe në kohë.
Kënaqësia juaj dhe siguria e produkteve tuaja janë prioritetet tona kryesore, duke na bërë zgjedhjen e sigurt për të gjitha nevojat tuaja.
Naxos ka ekspertizën për të trajtuar çdo lloj dërgese që biznesit tuaj mund t'i nevojitet, duke ofruar mundësi të personalizueshme shpërndarjeje për të përmbushur nevojat specifike të çdo klienti.
Në zemër të etikës sonë të biznesit qëndron një qasje unike e përqendruar rreth klientëve tanë, duke siguruar që nevojat e tyre jo vetëm të plotësohen, por të tejkalohen.
Angazhimi ynë për të sjellë produkte me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese, na dallon brenda tregut, duke ripërcaktuar standardet në industri.
Çfarë ofron
Shërbimi Naxos (shërbimi i plotë, nga gjetja e produktit deri në transportin pranë ambientit tuaj):
1- Konsultimi për Import
Ofrojmë konsultime të personalizuara për të udhëhequr klientët përmes procesit të importit. Kjo përfshin këshilla mbi dokumentacionin, doganat dhe çdo aspekt tjetër të rëndësishëm.
2- Gjetja e Produktit
Kërkojmë dhe përzgjedhim produktet më të mira sipas nevojave tuaja, nga furnizuesit më të besueshëm në Kinë. Negociojmë kushtet për të siguruar cilësi dhe çmime konkurruese.
3- Inspektimi i Produktit
Inspektojmë produktet në tri faza të ndryshme për të garantuar që ato përmbushin standardet dhe pritshmëritë e klientit. Inspektimi ndihmon në eliminimin e problemeve para transportit.
4- Sigurimi i Produkteve ALL RISKS
Sigurimi mbulon të gjitha rreziqet e mëdha gjatë transportit, duke përfshirë zjarret dhe përmbytjet. Ky shërbim garanton mbrojtje të plotë nga fabrika në destinacion.
5- Transporti nga Kina në Shqipëri
Organizojmë transportin detar nga Kina me fleksibilitet për sasi të vogla (grupazh) apo kontenierë të plotë. Sigurojmë që çdo dërgesë të mbërrijë në kohë dhe pa probleme.
6- Zhdoganimi
Menaxhojmë të gjitha procedurat doganore për të siguruar që produktet tuaja kalojnë doganat pa vonesa. Kujdesemi për pagesat dhe dokumentacionin e nevojshëm.
7- Transporti Lokal në Shqipëri
Pasi mallrat mbërrijnë në Shqipëri, ne ofrojmë transportin lokal deri në destinacionin final. Ky shërbim garanton që produktet të dorëzohen të sigurta dhe në kohë.
8- Importi përmes NIPT-it të Naxos
Për bizneset e vogla që preferojnë të shmangin kompleksitetin e procesit të importit, ne ofrojmë këtë shërbim përmes NIPT-it tonë. Duke menaxhuar çdo aspekt të importit, sigurojmë një proces të lehtë, të shpejtë dhe pa stres për ju.
9- Parashikimi i Kostove dhe Menaxhimi Financiar
Ofron një përllogaritje të saktë të të gjitha kostove të përfshira në procesin e importit. Ne menaxhojmë transaksionet financiare për të siguruar transparencë dhe efikasitet financiar.
Shërbime

Furnizim me materiale ndertimi ne Kine

Furnizim me materiale, makineri pastrimi nga Kina

Import Export materiale Elektrike, Hidraulike, Ndricues

Import i mallrave nga Kina

Import i produkteve nga Kina

Import makinash elektrike nga Kina

Import Makineri Ndertimi, Eskavatore, Fadroma nga Kina

Import nga Kina per dekore per shtepi dhe evente

Import nga Kina per Indoor outdoor playground, kende lojrash

Import nga Kina per Karrige, Tavolina per bare, restorante, shtepi dhe evente

Import nga Kina per paisje dhe vegla pune

Kompani Logjistike per Import nga Kina

Kompani ndermjetese me fabrika ne Kine

Kompani per transport nga Kina

Kompani transporti per Import nga Kina

Ndermjetesues per import nga Kina

Paisje Hidrosanitare nga Kina

Paisje per bare restorante nga Kina

Pajisje palestre nga Kina

Piruna dhe Transpaleta nga Kina

Profile alumini dhe PVC nga Kina

Tenda eventesh nga Kina ne Shqiperi

Transport nga furnizues dhe fabrika Kineze

Transport nga Kina ne Shqiperi per ashensore

Transport nga Kina ne Shqiperi

Sherbime doganore per importe nga Kina

Transport Kine - Shqiperi

Transport mallrash nga Kina ne Shqiperi

Transport me grupazh nga Kina

Kompani transporti me Kinen
NAXOS ELECTRIC CARS
Naxos sjell një gamë të plotë makinash elektrike nga prodhuesit më të mirë në Kinë. Jemi këtu për t’ju ndihmuar të kaloni në transport të gjelbër dhe efikas.
1. Modele të larmishme
Zgjidhni nga shumë modele elektrike, që nga sedanët elegantë për udhëtime komode deri te SUV-të e sofistikuara dhe luksoze.
2. Çmime konkurruese
Ofrojmë çmime konkurruese , duke garantuar vlerë maksimale për investimin tuaj.
3. Paketë e plotë shërbimesh
Me çdo makinë elektrike, Naxos ju sjell edhe stacionin e karikimit, duke ofruar një zgjidhje të plotë për nevojat tuaja.
4. Mbështetje e dedikuar
Ekipi ynë ju ndihmon për të zgjedhur makinën e duhur dhe për t'ju asistuar edhe pas blerjes.